Politike

Dule del me kandidatët e vet në 14 maj! Dule: Synojmë Finiqin, Dropullin dhe Himarën! Kërkojmë mbështetje nga Berisha e Alibeaj

I pyetur në lidhje me Partinë Demokratike, ai tha se preferon të mos pozicionohet, por kërkon që si kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj, ta mbështesin.

23 Nëntor 2022, 19:24 Nga F.M
Dule del me kandidatët e vet në 14 maj! Dule: Synojmë Finiqin,
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule thotë se në zgjedhjet e 14 majit synon të fitojë të paktën 3 Bashki, në Dropull, Finiq dhe Himarë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Dule tha se PBDNJ do të dalë me kandidatin e saj, pasi është i bindur se ka shanse të mjaftueshme për të fituar. I pyetur në lidhje me Partinë Demokratike, ai tha se preferon të mos pozicionohet, por kërkon që si kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj, ta mbështesin.

“Do arrihet në një marrëveshje kuadër që një të mbështesë kandidaturën e një forcë tjetër në bashki që kanë veçori të caktuara që favorizojnë njërën ose tjetër. Ne kemi influencë në 3 bashki dhe do kërkojmë forcave të tjera të opozitës pa dallim, nuk mund ‘i drejtohet njërit, dhe jo tjetrit, dhe ke detyrimin që të japësh mbështetje dhe në ato Bashki që nuk ke pretendim. Mbështetjen duhet t’ia japësh atij që ka influencën më të madhe. Do dalim me kandidatë tanë në Bashkinë e Finiqit, Dropull dhe Himarë, tradicionalisht, jemi forcë e parë nëpërmjet forcave opozitare dhe për rrjedhojë logjika është që të kemi mbështetjen e të gjitha forcave të tjera politike dhe këtu nuk mund të bësh dallimin. Kemi marrë kontakte me Dashamir Shehin, Agron Duka, Fatmir Mediun si edhe Nard Ndoka, jemi duke koordinuar dhe besoj se do kemi një qëndrim të unifikuar në kuadrin e opozitës në masën më të madhe të mundshme të unifikuar”, tha Dule.

vangjel dule

Sondazh

Poll