Politike

EMRAT/ Primaret e PD, kush janë 37 kandidatët për 12 bashki, rekord në Krujë

Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate.

23 Nëntor 2022, 19:22 Nga F.M
EMRAT/ Primaret e PD, kush janë 37 kandidatët për 12 bashki,
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Vokshi lexoi emrat e kandidatëve të miratuar. Ajo që ra është se numrin më të madh të kandidatëve e ka Kruja, 11 të tillë. Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate.

Emrat e miratuar nga kryesia e PD

Cërrik: Ankelida Çela, Servet Duzha

Gjirokatër: Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami

Përmet: Edmont Komino, Niko Shupuli.

Këlcyrë: Arjan Kasaj, Edmond Nano

Memaliaj: Albert Malaj, Bukurosh Ajdini

Tepelenë: Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi

Libohovë: Adil Xhelili

Kolonjë: Et’hem Lumani

Kamëz: Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prencci

Bulqizë: Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha

Krujë: Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Laçi, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri.

albana vokshi primaret ne pd

Sondazh

Poll