Politike

Berisha: Primaret janë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD, kemi mbi 200 kandidatura

Berisha shtoi më tej se ka mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni.

23 Nëntor 2022, 17:25 Nga F.M
Berisha: Primaret janë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka konsideruar Primaret si pasaporta e hapjes së PD-së. Në fjalën e tij nga mbledhja e kryesisë së PD-së, Berisha tha se Prmaret janë pjesë e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në selinë blu. Berisha shtoi më tej se ka mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ka dy çështje madhore, vazhdimin, miratimin në vazhdim të kandidaturave për Primaret në Bashkitë e mbetura. Do të diskutojë rreth aksionit opozitar në tërësi. Primaret janë bërë tashmë pashaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, ndryshimit parësor të Partisë Demokratike, kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë e kryesisht tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, respekti i individit dhe anëtarit e mbështetësit të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë. Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave, kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve me primare të kryetarëve të degëve, ne tashmë kalojmë në zgjedhjen nga anëtarët dhe simpatizantët tanë të qeveritarëve vendorë. Kjo përbën padiskutim ndryshimin më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite. Por kjo përbën njëkohësisht edhe hapjen e saj institucionale me të madhe në tërë ekzistencën e saj. Hapja është shumëformëshe, por primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapje. Sot ne kemi mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni.

sali berisha

Sondazh

Poll