Politike

'Luftë' amendamentesh në Kuvend, Berisha bën gati 23, Alibeaj me 14, prioritet ndihma ekonomike dhe çmimi i energjisë

Shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike duket se ka goditjen më të rëndë duke shkuar deri në 30% rritje për disa produkte të shportës. Çmimi i bulmetit është rritur, ndërkohë që shqiptarët po preken nga kriza ndërsa 30% e qytetarëve, sipas BB, jetojnë nën 5 USD/ditë.

23 Nëntor 2022, 16:46 Nga F.M
'Luftë' amendamentesh në Kuvend, Berisha bën gati 23,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka përgatitur sot listën me 14 amendamente që do të propozohen për buxhetin e vitit të ardhshëm. Vetëm pak orë pasi kryedemokrati Sali Berisha prezantoi 23 të tilla po në lidhje me buxhetin, edhe Alibeaj me mbështetësit e tij kanë ndërmarrë të njëjtën nismë. Për rrjedhojë, nesër në Kuvend, deputetë pritet të kërkojnë dyfishimin e ndihmës ekonomike, heqjen e TVSH për ushqimet e shportës dhe çmimin e energjisë elektrike e rritjen e pensioneve. Shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike duket se ka goditjen më të rëndë duke shkuar deri në 30% rritje për disa produkte të shportës. Çmimi i bulmetit është rritur, ndërkohë që shqiptarët po preken nga kriza ndërsa 30% e qytetarëve, sipas BB, jetojnë nën 5 USD/ditë.

Duke pasur parasysh që Shqipëria është një nga vendet me fuqinë blerëse më të ulët fokusi i amendamenteve ka qenë ulja e taksave dhe presioni fiskal nga një krah dhe nga ana tjetër rritja e subvencioneve shtetërore për kategoritë në nevojë, shprehet një burim pranë grupit parlamentar të PD. Fokus kanë pasur gjithashtu edhe shtresat e mbështetura nga PD, si të përndjekurit politikë gjatë periudhës së komunizmit.  Sipas amendamenteve, burimi i të ardhurave për qeverinë shqiptare mund të jetë thesi i miliardave që shpenzohen për projektet jo fizibël si PPP-të që janë kritikuar përherë nga FMN dhe Banka Botërore.

Lëvizja e PD në Parlament vjen pasi para disa javësh u diskutua në Kuvend Buxheti i shtetit. Gjatë debatit mbi 23 orë në kuvendin e Shqipërisë për buxhetin në parim, opozita argumentoi se buxheti nuk përmbush aspak nevojat e familjeve shqiptare në kohë krize që pritet të prekë xhepat e shqiptarëve.

LISTA E DEPUTETËVE TË CILËT KANË PARAQITUR AMENDAMENTE PËR BUXHETIN SI DHE AMENDAMENTET PËRKATËSE

1. Dhurata Cupi (rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar për bashkitë);
2. Arbi Agalliu (rritjen me 10% të pensioneve me një fond prej 12 miliardë lekë);
3. Helidon Bushati (3-fishimin e fondeve të akorduara për të përndjekurit politikë);
4. Lefter Geshtenja (heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm GPL);
5. Eralda Bano (shtimi me 100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara);
6. Orjola Pampuri (rritjen me 20% të fondit të pagave për mjekët dhe infermierët);
7. Zheni Gjergji (dyfishimi i ndihmës ekonomike, me një fond shtesë prej 4 miliardë lekë);
8. Bledion Nallbati (kreditimi i TVSH-së për grumbulluesit e produkteve bujqësore);
9. Saimir Korreshi (zerimi i tatimit për inputet bujqësore);
10. Emilia Koliqi (;
11. Jorida Tabaku (heqjen nga skema e përjashtimeve të TVSH-së për resortet luksoze dhe lojërat e fatit); (heqjen e pagesës së akcizës sipas normës së inflacionit);
12. Dashnor Sula (uljen e TVSH-së për shportën e ushqimeve në 6%);
13. Andia Ulliri (uljen e TVSH-së së energjisë në 6% për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë).

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll