Politike

Berisha zbardh takimin 'kokë më kokë' me Metën: Prezent dhe Noka e Vasili, diskutuam gjerësisht për bashkëpunimi elektoral e në të gjitha fushat

Synimi, sipas Berishës, është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

23 Nëntor 2022, 16:19 Nga F.M
Berisha zbardh takimin 'kokë më kokë' me Metën:
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Partia Demokratike ka zbardhur takimin e zhvilluar kokë më kokë me Kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një njoftim për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se prezent kanë qenë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së, Flamur Noka e kreun e grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili. Sipas Berishës, në këtë takim është diskutuar gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta, për bashkëpunim elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat. Synimi, sipas Berishës, është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Njoftim shtypi

Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha u takuan ditën e sotme në selinë blu. Ishte Meta ai i cili mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, aty ku bisedoi me Berishën përreth 1 orë. Pas përfundimit të takimit, Meta deklaroi për gazetarët se Partia e Lirisë ka qënë gjithmonë pjesë e protestave, duke lënë të kuptohet se do i bashkohen asaj të 6 dhjetorit. 

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll