Politike

Porti i Durrësit/ Berisha: EMS kërcënon me padi, rrezikohet gjobë 200-300 MLN euro

Berisha paralajmëroi se kjo do u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve, gati 200 deri në 300 milionë euro. 

23 Nëntor 2022, 14:22 Nga A.B
Porti i Durrësit/ Berisha: EMS kërcënon me padi, rrezikohet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kompania EMS, që ka një kontratë me portin, ka kërcënuar me padi në arbitrazh. Ai paralajmëroi se kjo do u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve, gati 200 deri në 300 milionë euro. 

“Por nuk janë vetëm këto. Sot, të nderuar deputetë, kompania gjermane EMS Shipping&Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro. Kompania i drejtohet parlamentit: ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS. Kompania konstaton se qeveria apo binomi Rama-Balluku po mashtrojnë. Sipas relacionit shpjegues, të projektligjit, aktiviteti i portit të Durrësit, as nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë zhvillimit të projektit. Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri. Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim. Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll