Politike

Projekti i marinës në Portin e Durrësit, Berisha: Kërcënon Shqipërinë me bllokimin e negociatave

Berisha shtoi se projekti është shkelje flagrante dhe rrezikon stabilitetin e vendit

23 Nëntor 2022, 14:00 Nga A.B
Projekti i marinës në Portin e Durrësit, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën të ditur se projekti i Portit të Durrësit do kërcënojë të ardhmen e vendit. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha shtoi se projekti është shkelje flagrante dhe rrezikon stabilitetin e vendit, ndaj ai kërkoi nga deputetët e PD që të jenë të përgatitur për ditën e nesërme në Kuvend. 

'Ne nuk mund të rikthehemi, kjo që po ndodh është një.... është shkelja më flagrante e marrëveshjes së associmit, kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj. Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik.'-tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll