Politike

Berisha nxjerr DOKUMENTET: Kompania gjermane kërkon llogari nga Kuvendi, ka investuar mbi 15 mln euro, iu prish kontrata

Berisha tha se kompania në fjalë ka kontratë 35-vjeçare, gjë që i prishet me ardhjen e grupit Emaar në Portin e Durrësit, që do të zhvillojë projektin e ri. 

23 Nëntor 2022, 13:55 Nga f.g
Berisha nxjerr DOKUMENTET: Kompania gjermane kërkon llogari nga Kuvendi, ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha publikoi dokumentet ku shihet se kompania gjermane që ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësi, ka kërkuar llogari nga Kuvendi duke qenë se ka investuar rreth 15 milionë euro. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit të PD-së, Berisha tha se kompania në fjalë ka kontratë 35-vjeçare, gjë që i prishet me ardhjen e grupit Emaar në Portin e Durrësit, që do të zhvillojë projektin e ri. 

"Kompania gjermane e MSShiping &Trading GMBHI, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35 vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi mbi 15 milionë euro, kompania i drejtohet parlamentit dhe thotë 'ne kemi shqyrtuar projekt marrëveshjen tuaj',"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll