Politike

Berisha: Të trefishohet dëmshpërblimi për të përndjekuruti, të rriten pagat e pedagogëve, anulim PPP-ve në shëndetësi

Ai tha gjithashtu se mbështet rritjen e pagave për pedagogët. Sipas Berishës, të gjitha PPP-të në mjekësi duhen anuluar. 

23 Nëntor 2022, 13:42 Nga F.M
Berisha: Të trefishohet dëmshpërblimi për të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha bëri një prezantim të amendamenteve që kanë propozuar deputetët e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij nga grupi i PD-së, Berisha tha se kanë kërkuar të trefishohet shuma e dëmshpërblimit për të përndjekurit politik. Ai tha gjithashtu se mbështet rritjen e pagave për pedagogët. Sipas Berishës, të gjitha PPP-të në mjekësi duhen anuluar. 

Trefishim i dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë, është një amendament tjetër dhe kjo është e domosdoshme, ky proces duhet të kishte përfunduar sipas të gjitha procedurave. Ky me një të rënë të lapsit përjashtoi 6 mijë familje nga e drejta për të kërkuar dëmshpërblimin simbolik në këtë rast sepse jeta është e çmuar, ne do të insistojmë me të madhe. Amendament tjetër shumë i rëndësishëm është anulimi i të gjitha pagesave buxhetore të PPP-ve në shëndetësi përveç dializës. Të gjitha janë vepër e tmerrshme korruptive e Ramës, Beqes dhe kësaj zonjes, çfarë emri t'i vë kësaj, s'mund t'i vë emër, është shumë problematike me të gjithë menaxhimin që i bën sistemin. Universitetet. Ky mendon se i shtypi, por studnetët po zien. Ne do të mbrojmë kërkesën për rritjen e pagave të tyre, jemi larg Prishtinës. Votim elektronik në Durrës dhe të Elbasanit, një amendament që duhet të përballojë buxheti. Heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, nga Bledion Nallbati e mbështesim plotësisht. Në tërësi janë 23 amendamente. 

sali berisha

Sondazh

Poll