Politike

Qytetari i dhunuar në Sukth, Berisha: Rama iu sul me tërbim, e bëri për spital

Berisha tha se ai i kishte kërkuar Ramës që të mos i vizitonte tek Kodra e Kuajve, por që të shkojë në Shkodër ku kishte përmbytje. 

23 Nëntor 2022, 13:39 Nga F.M
Qytetari i dhunuar në Sukth, Berisha: Rama iu sul me tërbim, e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha përgëzoi qytetarin që deklaroi se u dhunua nga kryeministri Edi Rama në Sukth. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit të PD-së, Berisha tha se ai i kishte kërkuar Ramës që të mos i vizitonte tek Kodra e Kuajve, por që të shkojë në Shkodër ku kishte përmbytje. 

"Shkoi për të justifikuar Sakon dhe Ballën e saj, në kulmin e përmbytjeve njoftonte Sako se do të na vijë kryeministri në Kodrën e Kuajve. E përgëzoj qytetarin trim që i tha 'çfarë do ti këtu more, kur kemi përmbytje ti nuk vjen, shko në Shkodër'. Ky iu sul me tërbim, përfundoi në spital ai. Duka iu sulur qytetarit 'burg., burg'. Sikur të ishte i ati apo Spiro Koleka,"_ tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll