Politike

Berisha: Rama nuk shkoi në Shkodër, u fut tinëzisht në Obot dhe kopjoi udhëtimin tim

Berisha tha se Rama nuk arriti dot të shkonte në Shkodër, por u fut tinëzisht në Obot dhe i kopjoi udhëtimin. 

23 Nëntor 2022, 13:38 Nga F.M
Berisha: Rama nuk shkoi në Shkodër, u fut tinëzisht në Obot
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kreu i qeverisë e ka imituar në vizitën që ka bërë në Shkodër, pas përmbytjeve të mëdha. Në fjalën e tij, në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se Rama nuk arriti dot të shkonte në Shkodër, por u fut tinëzisht në Obot dhe i kopjoi udhëtimin. 

"Ka dy ditë që gënjen në mënyrë të turpshme shqiptarët, në vend që të shkarkojë të gjithë zinxhirin drejtues për mbytjet. Nuk shkoi dot në Shkodër, tinëzisht shkoi në Obot, kopjoi një pjesë të udhëtimit tim dhe u kthye siç shkoi. Bëri gjithçka që të mos dëmshpërblejë. Do ta bëjë këtë gjë ai, qindrakë më qindarkë, unë e përgëzoj Spahinë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll