Politike

Berisha: Qeveria hapi portat e Komanit e të Vaut të Dejës, s'kishim parë kurrë furi të tillë

Ai shtoi se furia e ujit ka qenë aq e madhe saqë ka marrë të gjithë urën e Bahçallëkut me vete. 

23 Nëntor 2022, 13:34 Nga F.M
Berisha: Qeveria hapi portat e Komanit e të Vaut të Dejës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sërish qeverinë në lidhje me përmbytjet në vend., I pranishëm në mbledhjen e grupit, Berisha tha se qeveria ka hapur portat e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Ai shtoi se furia e ujit ka qenë aq e madhe saqë ka marrë të gjithë urën e Bahçallëkut me vete. 

"Duhen njoftuar autoritetet vendore, që të marrin masa. Kanë hapur dy portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, kaq i madh ka qenë vërshimi saqë ka marrë bazamentin e urës së Bahçallëkut. Nuk kishin parë ndonjëherë banorët këtë gjë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll