Politike

Berisha flet nga mbledhja e grupit: 23 amendamente dhe interpelancë me Ramën, çfarë propozojmë të ndryshohet në buxhet

Berisha tha se PD-ja ka bërë një riformatim të buxhetit të shtetit, duke i dhënë përparësi shëndetësisë dhe arsimit. 

23 Nëntor 2022, 13:27 Nga F.M
Berisha flet nga mbledhja e grupit: 23 amendamente dhe interpelancë me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente që do të paraqiten nesër në Kuvend. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit, Berisha tha se PD-ja ka bërë një riformatim të buxhetit të shtetit, duke i dhënë përparësi shëndetësisë dhe arsimit. 

"Kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur Edi Ramën në interpelancë. Amendamentet përbëjnë një përmbysje reale të planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit, për ta kthyer nga një buxhet të vjedhur, në një buxhet të qytetarëve e nevojave të tyre. Rrogave e pensioneve të tyre, më të ulëtat në rajon. Në buxhet, në amendamentet e përgatitura janë përparësuar pas rrogave dhe pensioneve ku kërkohet një rritje 25% dhe pensionet një rritje shumë e ndjeshme e tyre. Janë përparësuar buxheti për arsimin që përsëri është diskriminuar, është përparësuar buxheti për shëndetësinë, janë përparësuar lëvizja dhe masat fiskale në favor të qytetarëve për të ulur përballimin e çmimeve të tmerrshme që ka sot. Ka disa amendamente që i mbështesim plotësisht siç janë ulja e TVSH-së në 6% për energjinë elektrike, për ushqimet, barazimi i TVSH-së në produktet bujqësore, heqja e akcizës së gazit, limiti i arkës, rimbursimi i të gjitha dëmeve të Covid-19 për bizneset, propozohet, ka një amendament për krijimin e një fondi rezervë të KESH, dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie por çështje reale. Përmbytja e fundit, siç është bërë e qartë ishte kryekëput përmbytje e diktuar nga vjedhja e qeveritarëve. Nëqoftëse ka patur një gjë të...një ndryshim të motit, të paralajmëruar me saktësi të madhe, si nga gjeoshkenca shqiptare e italiane, me intensitet e çdo gjë, por ato ndryshime moti nuk bllokuan Edi Ramën dhe Ballukun të vazhdojnë vjedhje me impoert energjie,"- tha Berisha. 

LISTA E 23 AMENDAMENTEVE TË PD

1. Skema e te perndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).

2. Trefishimi i fondeve per ish te perndjekurit, nga 1 miliarde leke ne 3 miliarde leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).

3. Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).

4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise. (Lindita Metaliaj)

5. Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (Albana Vokshi).

6. Demshperblimi i covid 19 (Mond Spaho).

7. Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).

8. Trefishimi i fondeve per kerkimin shkencor, nga 300 milione ne 1 miliarde leke (Ina Zhupa).

9. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi (Orjola Pampuri).

10. Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).

11. Rritja e numrit te mesuesve ndihmes, rreth 1 mije mesuar ndihmes (Eralda Bano).

12. Dhjete-fishimi i fondit per rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliarde leke ne 12 miliarde leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).

13. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).

14. Limiti i arkes (Emilia Koliqi).

15. Heqja e akcizes se gazit te lengshem (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).

16. Ulja e TVSH-se per ushqimet baze te shportes (i njejte me propozimin me projektligjin e dorezuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).

17. Ulja ne 6% te TVSH-se per energjine elektrike (Jorida Tabaku).

18. Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqesore (Bledion Nallati).

19. Heqja e TVSH per inputet bujqesore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).

20. Votimi elektronik durres elbasan (Oerd Bylykbashi).

21. Demet e permbytjeve shkoder lezhe (Greta Bardeli).

22. Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)

23. Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)

sali berisha

Sondazh

Poll