Politike

VKM për sportin, Peleshi: Sportistët elitarë 'vishen' me grada ushtarake

Peleshi tha se sportistët elitarë do të vishen me grada ushtarake, duke shtuar se në të ardhmen do të ketë edhe një ceremoni përkatëse

23 Nëntor 2022, 12:39 Nga A.B
VKM për sportin, Peleshi: Sportistët elitarë 'vishen'
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Peleshi bëri publike ditën e sotme vendimin e Këshillit të Ministrave. Për gazetarët, ai u shpreh se sportistët elitarë do të vishen me grada ushtarake, duke shtuar se në të ardhmen do të ketë edhe një ceremoni përkatëse për të nderuar sportistët elitarë. Duke përmendur shembullin e Luiza Gegës, ai shtoi se ky është një lajm i mirë për komunitetin e sportit.

'Vendimi i miratuar sot, bëhet fjalë për një projektligj, për ndryshime në ligjin 59 të vitit 2014, për karrierën ushtarake. Për vendosjen në ligj të gradave honorifike të sportistëve elitare. Ka grada të ndryshme, në varësi të rezultateve. 

Do të ketë paga për gradë, derisa të dalin në lirim sipas moshës. Do të kemi dhe ceremoni përkatëse për të nderuar sportistët elitarë. Kemi një kampione në atletikë, Luzia Gega. Lajm i mirë për këtë komunitet. '- tha Peleshi. 

niko peleshi vkm 22 nentor 2022

Sondazh

Poll