Politike

Përmbytja e tokave, PD denoncon, Vuksani: Buxheti i vitit 2023 ka planifikuar shpenzime luksi jo ndihmë për fermerët

Shpenzimet nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë. 

23 Nëntor 2022, 12:37 Nga f.g
Përmbytja e tokave, PD denoncon, Vuksani: Buxheti i vitit 2023 ka
Gjok Vuksani

TIRANE- Partia Demokratike akuzon qeverinë shqiptare se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndihmuar bujqësinë dhe fermerët që janë duke u përballur me pasojat e motit të keq. Gjok Vuksani, drejtues i Departamentit të Bujqësisë në PD, në një deklaratë për mediat theksoi se në projektbuxhetin e vitit 2023, shpenzimet nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë. 

DEKLARATA E PLOTE:

Shqipëria përmbytet sa herë bie një ditë shi, dhe këtë fatkeqësi ciklike nuk duhet t’ia lëmë dorës së Zotit, por dorës së robit në arkën e shtetit dhe në xhepin e çdo shqiptari. Një shembull i kësaj kleptokracie dhe shpërfilljeje totale është edhe vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të përdorur miliona lekë për zyra luksoze, kondicionerë të serisë së fundit, makina etj. Kështu, në projekt-buxhetin e vitit 2023, janë planifikuar shpenzime qe s’kanë asnjë lidhje me bujqësinë dhe fermerët. Jo vetëm kaq, por harrohen dëmet ciklike që i vijnë fermerëve dhe blegtorëve nga përmbytjet në disa zona të vendit, siç e pamë në Shkodër, Lezhe dhe Durrës.

Më poshtë një listë harxhimesh që ministria e Bujqësisë nuk ka përtuar të fusë në buxhet për vitin që vjen:

1-Blerje pajisjesh kompjuterike dhe zyrash për aparatin e MBZHR-7 milion lek

2-Rikonstruksion i sallës së mbledhjeve - 4 milion lek

3-Ndertim godine dhe mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme te AKVMB - 51 milion lek

4-Ambiente të rikonstruktuara për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit….

5-Permiresimi i sistemit te menaxhimit te informacionit për skemat kombëtare AZHBR -187 milion lek lek

6-Sisteme online per skemat IPARD dhe sisteme te reja - 163 milion lek

6- Blerje Kondicioneresh - 1,2 milion lek

7-Blerje 7 Automjetesh - 3,3 milion lek

8-Pajisje për furnizim energjie te pandërprerë (bateri + inverter) - 9,6 milion lek

9-Rikonstruksion i Dhomës së Serverit - 20 milion lek

10-Pajisje kompjuterike në AREB - 4,2 milion lek

11-Blerje pajisjesh kompjuterike, Laboratorike dhe mekanike per disa QTTB- 15,8 milion lek

12-Rikonstruksione ne disa QTTB

Të gjitha këto kapin shumën e 466 milion lekëve. Të gjitha shpenzime, jo investime. Është stili i kësaj qeverie që shpenzon dhe nuk investon, sepse i intereson xhepi i vet dhe jo mbarëvajtja e vendit. Për ato që mund të konsiderohen investime qeveria Rama ka një objektiv me qitje të largët. Sipas skemës qeveritare “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë) me një total prej 300 km do te ndërtohen nga 35% në 39% në vitin 2025”. Pra, vendi do të vazhdojë të përmbytet, sepse i duhen edhe 17 vite me buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndërtohet dhe rehabilitohen të gjitha argjinaturat. Me një qeveri të tillë Shqipëria e ka dhe do ta ketë kryet nën ujë./Dosja.al

gjok vuksani pd buxheti per bujqesine

Sondazh

Poll