Politike

'Nga sot aplikojmë statusin e universitetit publik të pavarur'/ Kushi: Thirrje studentëve të aplikojnë për bursa

Kushi u shpreh se bursat janë të barazvlefshme me pagën minimale e se përfitohet nga studentët që kanë mesataren 10.

23 Nëntor 2022, 12:34 Nga A.B
'Nga sot aplikojmë statusin e universitetit publik të
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bën thirrje studentëve që të aplikojnë për bursa. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi u shpreh se bursat janë të barazvlefshme me pagën minimale e se përfitohet nga studentët që kanë mesataren 10. Më tej, ajo u shpreh se Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të miratuar statusin e universitetit publik të pavarur. Kushi thekoi se ky vendim i marrë nuk ka për qëllim përfitime monetare.

'Morëm vendimin i cili plotëson kuadrin ligjor i cili përkon me statusin e institucioneve në Shqipëri. Me vendimin e sotëm, do kemi një formë të re, që janë institucionet e reja, do transformohen, mund të jetë publik apo jo publik, në publik i pavarur. Ky vendim përmbush kuadrin ligjor, i jep më shumë fleksibilitet dhe për procesin e mësimdhënies, këto nuk do kenë qëllim fitimin, nuk do jenë fitimprurëse, të ardhurat do përdoren për të përmbushur misionet e arsimit të lartë. Me këtë vendim do jetë një kontribut për të pasur dhe më shumë fleksibilitet. 

Thirrje studentëve të aplikojnë për bursa. Bursat të barazvlefshme me pagën minimale. E perfitojne ata me mesatare 10, ata që kanë marrë një nga tre çmimet në olimpiada dhe studentët që kanë zgjedhur degët prioritare dhe që e kanë mesatare mbi 8.5.

Thirrja është e hapur deri në fund të janarit, kemi përcaktuar fondin e janarit, kemi zgjedhur kete kohe se marrin statusin si student ndërsa institucioni i ri është përgjegjës për listën e studentëve përfitues të bursës.'- tha Kushi. 

evis kushi vkm 23 nentor 2022

Sondazh

Poll