Politike

Do marrë pjesë Partia e Lirisë në protestën e 6 dhjetorit? Meta: Kemi qënë gjithmonë në protestë

Me këtë përgjigje, Meta lë të kuptohet se do i bashkohet protestës së 6 dhjetorit.

23 Nëntor 2022, 11:31 Nga A.B
Do marrë pjesë Partia e Lirisë në protestën e 6
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në përfundim të takimit, Meta, i pyetur nga gazetarët nëse Partia e Lirisë do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit, u përgjigj: “Gjithmonë në proteste kemi qenë”.

Takimi mes dy liderëve ka zgjatur rreth nje ore, ndërsa në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet per kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll