Politike

'LUFTA' në rrjetet sociale/ Berisha politikani më i klikuar në Shqipëri, ia kalon Ramës

I dyti është Edi Rama, por ka një trend negative në Facebook e tij, që do të thotë se njerëzit nuk i pëlqejnë më postimet e tij.

23 Nëntor 2022, 10:40 Nga A.B
'LUFTA' në rrjetet sociale/ Berisha politikani më i klikuar
Sali Berisha

TIRANË- Politikani, Sali Berisha është më aktiv në rrjetet sociale e për pasojë më i klikuari. Drejtuesi i ‘Terra World’, Blerim Gjeladini duke folur në A2, ka treguar se në 10 ditëshin e fundit, Berisha vazhdon të jetë në vendin e parë.

I dyti është Edi Rama, por ka një trend negative në Facebook e tij, që do të thotë se njerëzit nuk i pëlqejnë më postimet e tij.

“Ne kemi bërë dhe një rankim në rang global, por dhe kombëtar kemi dy periudha, atë së fundmi, se kemi një ngjarje të re që është rikthimim e Berishës, i cili së fundmi është i pari. Ai vazhdon të jetë i pari për klikime në Facebook, pastaj vjen zoti Rama dhe të tjerët. Kemi një matje interesante për primaret që kanë sjellë një aktivizim të opozitës, sidomos në FB që janë më lartë se politikanët e tjerë në Shqipëri. Edi Rama është i dyti, por ka një trend negativ, krahasim me reagimin për postime. Trendi është me vetë personi. Mesatarja e reagimit është më e vogël se periudha paraprake. Ne aplikojmë një filtër. Është trend që njerëzit hapin fake account, algoritmi ynë i largon ato. Në llogarinë e kryeministrit ka shumë llogari false. Vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari false. Shumë politikanëve iu ka rënë shumë ndjekja pasi kanë thyer rregullat e rrjetit social”, tha Gjeladini.

Berisha është aktiv në Facebook, Instagram, Tik Tok mirëpo jo në Twitter. Ndërsa kryeministri Edi Rama është aktiv në të katërta rrjetet sociale. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Politike 22 Nëntor 2022, 15:52 k.m.

Për kë është krenar Edi Rama?

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është krenar për bashkëshorten e tij, e cila ka hapur një portal për veten. Ai n...