Politike

Deklaratat e Kim për SPAK, Andi Bushati: I gjithë "thesi" është për tu hedhur në plehra

Bushati thotë se nëse në organet e reja të krijuara pas procesit të Vettingut do të ishin zgjedhur figura me integritet dhe të pavarur nga politika, atëherë ambasadorja nuk kishte pse të fliste për manipulime

23 Nëntor 2022, 10:29 Nga f.g
Deklaratat e Kim për SPAK, Andi Bushati: I gjithë "thesi"
Andi Bushati dhe Yuri Kim

TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim që ngrinte shqetësimin për manipulime në garën për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme. Në një status në Facebook, Bushati thotë se nëse në organet e reja të krijuara pas procesit të Vettingut do të ishin zgjedhur figura me integritet dhe të pavarur nga politika, atëherë ambasadorja nuk kishte pse të fliste për manipulime. Kjo tregon sipas gazetarit se edhe institucionet e reja janë jofunksionale dhe se "i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra". 

POSTIMI I PLOTE: 

Nëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë qenkeshin zgjedhur njerëz me integritet dhe të pa ndikueshëm, Yuri Kim s’kishte pse merakosej për votën e tyre, qoftë edhe nëse ajo zhvillohej në kushtet e presionit. Nëse prokurorët e SPAK janë vërtet “heronjte e femijeve tane”, për amerikanët nuk duhet të kishte rëndësi se cili prej tyre  do të zgjidhej në krye të institucionit. Meraku i Yuri Kim për të ndarë shapin nga sheqeri dëshmon se i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra.

Por çfarë deklaroi Yuri Kim dje? 

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al

andi bushati yuri kim gara ne spak gara per kreun e ri te spak

Sondazh

Poll

Politike 22 Nëntor 2022, 15:52 k.m.

Për kë është krenar Edi Rama?

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është krenar për bashkëshorten e tij, e cila ka hapur një portal për veten. Ai n...