Politike

Përmbytjet në vend, Rama: Shteti ka bërë shumë, ishte në gatishmëri për t’i shërbyer popullit

Sipas kryeministrit, ky përkushtim tregon se sa përpara ka bërë shteti shqiptar.

23 Nëntor 2022, 08:24 Nga A.B
Përmbytjet në vend, Rama: Shteti ka bërë shumë, ishte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve. Sipas kryeministrit, ky përkushtim tregon se sa përpara ka bërë shteti shqiptar.

'Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.'- shkruan kryeministri në Facebook. 

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

edi rama permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Politike 22 Nëntor 2022, 15:52 k.m.

Për kë është krenar Edi Rama?

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është krenar për bashkëshorten e tij, e cila ka hapur një portal për veten. Ai n...