Politike

Për kë është krenar Edi Rama?

Edi Rama në rrjetet e tij sociale, ka ndarë detaje nga projekti dhe portali i të shoqes.

22 Nëntor 2022, 15:52 Nga k.m.
Për kë është krenar Edi Rama?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është krenar për bashkëshorten e tij, e cila ka hapur një portal për veten. Ai në rrjetet e tij sociale, ka ndarë detaje nga projekti dhe portali i të shoqes, ndërsa krahas shkruan: Jam krenar për ty. 

"Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj të gjithë ata që janë të interesuar të dinë të klikojnë. Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua. Me çfarë merrem unë si profesioniste e kush jam si qytetare e punës? Këdo që e ka këtë kërshëri e ftoj të klikojë në http://linda.al.,"-shkruan Linda Rama. 

Për kë është krenar Edi Rama?

Ndërkohë që në intervistën që i ka bërë vetes së saj në portal, ka nisur për të shpjeguar shkakun se përse nuk ka qenë aktive krah bashkëshortit të saj. 

"Nuk jam aktive në rrjetet sociale. Jam shfaqur në ekran rrallë kur arsyeja më është dukur e fortë. Më pyesin se me çfarë merrem. Profesionistët janë kështu. Janë larg publikut por kqyrës të interesave të përbashkëta. E ushqejnë dhe e konsumojnë pa bujë pasionin për profesionin. Kështu ka qenë gjithëmonë, por në kohët e sotme protagonistët ngjajnë të vetmit. Linda.al nuk është një akt pendese për mosqënien në rrjetet sociale. Por hapja e një porte në jetën time profesionale. Linda.al është nga sot për të hapur për të pritur vizitorët, studiuesit për të gjithë kureshtarët. Më vjen për të qeshur kur i kujtoj betejat e mia për të mos pranuar asnjë imponim pa argument."

Megjithatë wshtw ende e paqartw se çfarw do ndajw zonja e kryeministrit me platformwn e saj mw tw re. 

edi rama linda rama

Sondazh

Poll