Politike

Berisha në Gjykatën e Tiranës: Të bëhet çregjistrimi i Bashës si kryetar i PD-së

Pas dorëzmit të padisë në gjykatë, Harxhi ka theksuar se tashmë është fakt që Basha ka kërkuar dorëheqjen, ndërsa shtoi se kërkesa është pranuar nga gjykata.

22 Nëntor 2022, 15:25 Nga I.A
Berisha në Gjykatën e Tiranës: Të bëhet
Edith Harxhi

TIRANË- Partia Demokratike kërkon çrregjistrimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Kërkesa është depozituar sot nga anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e cila ka deklaruar sot se ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e objektpadisë, për çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD. Pas dorëzmit të padisë në gjykatë, Harxhi ka theksuar se tashmë është fakt që Basha ka kërkuar dorëheqjen, ndërsa shtoi se kërkesa e tij është pranuar nga Gjykata.

“Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore në gjykatën e Tiranës, për çështjen e padisë që i kam drejtuar gjykatës më 30 qershor të 2021, për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të PD për kryetar partie  në 13 qershor të 2021. Deri sot nuk ka pasur ende një seancë normale, dhe sot ishte seanca paraprake dhe unë kërkova ndryshimin e objektpadisë, pikërisht çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD, duke qenë se është fat që Basha ka kërkuar dorëheqjen. Kjo u pranua nga gjyqtari, dhe seanca gjyqësore do vijoj më tej,"- tha Harxhi për mediat para Gjykatës së Tiranës.

Gjithashtu PD kërkon dhe sigurimin e padisë, përmes pezullimit të përdorimit të të dhënave të PDSH, emrit të partisë, logos, shkronjave nistore, vulës, emrit të kryetarit, si dhe ndalimit të lëshimit të vërtetimeve mbi këto të dhëna nga Regjistri i Partive Politike pranë Gjykatës së Tiranës.

edith harxhi lulzim basha

Sondazh

Poll