Politike

'Uu u dëgjova'/ Socialistët hedhin poshtë propozimin e Braçes, deputeti: Delina s'më dëgjon

Në disktumi ajo që pikasi ishte momenti kur Eduart Shalsi me idenë se e ka mikrofonin mbyllur dhe nuk dëgjohet pranoi se në sektorin e bujqësisë ka informalitet. Ndërkohë në një debat mes deputetit socialiste Erion Braçe dhe ministres Braçe me batutë iu drejtua Ibrahimajt se ajo nuk e dëgjon dhe i mbetet vetëm të shkojë ta kapë nga qafa.

22 Nëntor 2022, 12:04 Nga e.k
'Uu u dëgjova'/ Socialistët hedhin poshtë propozimin e
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekomomisë dhe Financave madje dhe vetë brenda të majtëve të cilët në unanimitet hodhën poshtë propozimin e deputetit Erion Braçe për përjashtimin e mushqerrave nga TVSH-ja. Në disktumi ajo që pikasi ishte momenti kur Eduart Shalsi me idenë se e ka mikrofonin mbyllur dhe nuk dëgjohet pranoi se në sektorin e bujqësisë ka informalitet. Ndërkohë në një debat mes deputetit socialiste Erion Braçe dhe ministres Braçe me batutë iu drejtua Ibrahimajt se ajo nuk e dëgjon dhe i mbetet vetëm të shkojë ta kapë nga qafa.

Pjesë nga diskutimet:

Petrit Sinaj: Kjo skemë më duket në dëm të shtetit. 

Erion Braçe flet pa mikrofon.

Eduart Shalsi: Mua ma thua ti e di opinionin tim, po flas ma mikrofon, po pranoj gjithë pjesën e informalitet dhe pjesën e të dhënave, ça të them unë. 

Erion Braçe: U çua ai dhe tha në mes të gjithëve se ne këtu nuk paguajmë. 

Eduaart Shalsi: Ta hedhim në votim, hë Braçe.

Erion Braçe: Ça të them unë, ajo më thotë fol me ministrinë e Bujqësisë, ajo s'më flet ça të bëj të shkoj ta kap për qafe. Ky është muhabet koti. 

Eduart Shalsi: Negocioj unë, fusin Ben Ahmetajn, se jemi pa mikrofon, uu dëgjohem , më fal dëgjohem. Me propozimin e zotit Braçe kush është dakort, për kafshët pra për kafshët, ëë dakort, jemi dakort të ja kalojmë seancës. 

Delina Ibrahima: Të lutem se unë nuk të ndërpres. Për sektorë të ndryshëm, për çështje...

Eduart Shalsi: Pro e dim kush është...

eduart shalsi erion brace delina ibrahimaj blerina gjylameti

Sondazh

Poll