Politike

Shtyhet seanca e Gjyqit të Vokshit me Kushin, deputetja: Prokuroria kërkoi kohë

Pas daljës nga Gjykata, Vokshi është shprehur se procesi gjyqësor është i stitur nga Kushi, ndërkohë që shtoi se kërkesa e prokurorisë për të kohë të mëtejshme është e paprecedentë.

22 Nëntor 2022, 12:09 Nga DOSJA
Shtyhet seanca e Gjyqit të Vokshit me Kushin, deputetja: Prokuroria
Albana Vokshi

TIRANË- Seanca gjyqësore mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi është shtyrë sërish pasi Kushi nuk ka shkuar në Gjykatë. Pas daljës nga Gjykata, Vokshi është shprehur se procesi gjyqësor është i stitur nga Kushi, ndërkohë që shtoi se kërkesa e prokurorisë për të kohë të mëtejshme është e paprecedentë.

“Nuk u vendos asgjë, pavarësisht pritshmërisë që kisha që sot të merrej një vendim sa i përket një procesi gjyqësor i stisur nga ana e ministres Kushi. Unë në respekt të kësaj gjykate, të kohës dhe investimit të kësaj gjykatë për këtë cështje të stisur nga Kushi, e cila pretenton se është prekur në nderin dhe dinjitetin e saj, por refuzon të paraqitet në gjykatë për të kundërshtuar provat që unë kam. Në një kërkesë të paprecedentë, prokuropria kërkoi kohë të studionte dosjet apo faktet. Ndërkohë që këto i janë vënë në dispozicion. Kjo është një kërkesë e paprecedente e prokurorisë që po tenton ta bëjë si një kalvar të pafund dhe të mos jepet vendimi nga ana e gjykatës. Nëse do kishte një pikë dinjiteti ministrja Kushi për atë që i ka bërë arsimit do kishte dhënë dorëheqjen. Nëse nuk ka dinjiteti, kryeministri duhet ta kishte shkarkuar. Janë miltantizmi, patronazhimi, babëzia që e kanë çuar arsimin në rrezik. Arsimi është në gjendje kome dhe të gjithë duhet të jenë në mbrojte të fëmijëve, nxënësve, prindërve dhe mësuesve që janë të shantazhuar nga patronazhistët”, tha Vokshi.

Vokshi po ashtu bëri thirrje që të marrin pjesë në protestën e 6 dhjetorit qe do të mbahet në Tiranë.

“Data 6 dhjetor është një ditë e mirë ku  të gjithë të rinjtë, prindër e mësues të bëhen bashkoje për ti treguar BE se shqiptarët e duan Evropën. 6 dhjetor është një datë e mirë për të reaguar,” tha Vokshi.

albana vokshi evis kushi

Sondazh

Poll