Politike

"Duhet të flasim për përmbytjet" Salianji në Komisionin e Sigurisë: Kjo qeveri po vjedh hapur 

Po ashtu Salianji ka ironizuar duke thënë se ata bëjnë ligje kot për mbrojtjen e informacionit, pasi të gjitha informacionet e klasifikuara i ka Irani.

22 Nëntor 2022, 11:35 Nga I.A
"Duhet të flasim për përmbytjet" Salianji në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar në fillim të Komisionit për Sigurinë Kombëtare se sot duhej që të diskutohej mbi përmbytjen e Shkodrës dhe Lezhës. Gjatë fjalës së tij, Saliaji ka theksuar se kalimi i projektligjeve nen për nen bëhet vetëm sa për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e përditshme. Po ashtu Salianji ka ironizuar duke thënë se ata bëjnë ligje kot për mbrojtjen e informacionit, pasi të gjitha informacionet e klasifikuara i ka Irani. Salianji në fund të fjalës theksoi se kjo qeveri po vjedh hapur, duke nisur që nga energjia deri te Porti i Durrësit.

"Në ditën ku një prej dikastereve që është në mbikëqyrjen tonë, që është Ministra e Mbrojtjes që është në terren, ky komision duhet të niste edhe këtë çështje, përmbytjet dhe vëmendjen që ka Parlamenti dhe Komisioni i Sigurisë qoftë për ti dhënë mbështetje qoftë trupave me uniformë dhe pa uniformë që përballen me përmbytjen e shkaktuar nga qeveria drejtëpërdrejtë, për shkak të babëzisë për të vjedhur. Së dyti, projekligjet vijnë dhe kalojnë dy muaj para dhe pastaj kalojnë nen për nen sipas interesit të qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjet e ditës. Çfarë bëjmë ligje kot ne dhe bëjmë projektligje kot për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar ku të gjitha sekretet shtetërore të Shqipërisë i kanë iranianët i ke në publik të gjitha. E pyetëm drejtuesin e SHIK a ka rrjedhje jo tha por dolën të gjitha e-mailet e drejtorit të përgjithshëm dhe të drejtuesve të SHIK në publik. Ju keni arritur për herë të parë, sekretin e vjedhjes e keni bërë publike. Po vjedh hapur ai, po vjedh me energjinë, me Portin e Durrësit prandaj po rrjedhin të gjitha të dhënat hapur. Ne nuk mund të bëjmë kot për të bërë diskutime të kota," tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll