Aktualitet

Ëndrra iu pre në mes! 14-vjeçari që vdiq me të atin ishte futbollist

Babai i tij u hodh ta shpëtonte, por humbën jetën të dy në mënyrë tragjike.

21 Nëntor 2022, 13:51 Nga F.M
Ëndrra iu pre në mes! 14-vjeçari që vdiq me të atin
Pjetër dhe Jason Rushaj

SHKODËR- Jason Rushaj, 14-vjeçari që vdiq bashkë me të atin Pjetër Rushaj në Shkodër ishte futbollist. I mituri ishte pjesë e ekipit të Akademisë së Futbollit “Djelmnia Shkodrane.” Por, kjo ëndërr ju pre në gjysmë.

I vogli u rrëmbye nga rryma e ‘Përroit të Thatë’ teksa ndodhej me të atin jashtë makinës që u bllokua nga uji. Babai i tij u hodh ta shpëtonte, por humbën jetën të dy në mënyrë tragjike.

E vetmja që mbijetoi ishte vajza që kishte zbritur nga mjeti vetëm pak minuta më herët për të marrë një kavo për të tërhequr mjetin. Pjetër dhe Jason Rushaj shënuan dhe dy viktimat e para nga moti i keq në Shqipëri.

jason rushaj pjeter rushaj permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll