Aktualitet

Tragjedia e çiftit shqiptar në Itali/ Vera Myrtaj njihej me tjetër emër, si u kthye nga Greqia në Itali dhe nisi një romancë të re

Për t'i dhënë fund historisë së ish-gruas së tij me partnerin 15 vite më të ri, shqiptari vendos t'a vrasë atë dhe me pas të vetëvritet. 

21 Nëntor 2022, 12:44 Nga a.l
Tragjedia e çiftit shqiptar në Itali/ Vera Myrtaj njihej me
Vera Myrtaj

ITALI- Vera Myrtaj e njohur edhe si Mynevere Karabollaj, 38 vjeçe dhe nëna e një vajze të mitur është shqiptarja që u vra dje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Shqiptarja kishte jetuar më parë në Greqi, por pas vendimit për ndarjen nga babai i vajzës, vendosi të niste një jetë të re në Itali.

Prej 8 vitesh Myrtaj ishte rezidente në Sinea të Venecias, aty ku dhe njohu një tjetër person me të cilin krijoi një histori dashurie. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Flonino Mërkuri. Por, kjo histori dashurie, ishte një gjë e papranueshme për ish-bashkëshortin e shqiptares.

Viron Karabollaj u shfaq një natë më parë në banesën ku 38-vjeçarja jetonte me të dashurin 15 vite më të ri dhe i vrau të dy me armë zjarri. Pas një përleshjeje me çiftin, Karabollaj, qëlloi mbi të dy dhe i la të vdekur. Më pas u largua me ndihmën e makinës së tij dhe u vetëvra në një magazinë në Mira të Venecias.

Alarmin për krimin e rëndë e dha vajza e Verës. 15-vjeçarja telefonoi e alarmuar autoritetet dhe ngriti shqetësimin se që prej mbrëmjes së kaluar nuk komunikonte dot me të ëmën. Një vizitë e karabinierëve në shtëpi zbuloi trupat e pajetë./Dosja.al

vera myrto

Sondazh

Poll