Politike

Berisha viziton shkodranët e përmbytur: Mbrëmë hapën Komanin pa njoftuar, donin të dilnin nga skema e vjedhjes, janë tërbuar fare

Berisha tha se qeveria ka blerë energji kur në fakt dihej që do të kishte shira të shumtë e rrebeshe. 

21 Nëntor 2022, 12:32 Nga F.M
Berisha viziton shkodranët e përmbytur: Mbrëmë hapën
Sali Berisha

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar banorët e fshatit Kuç në Shkodër, zona më e prekur nga moti i keq dhe përmbytjet në vend. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dalin dhe thonë se reshjet ishin të paparashikuara, vetëm për të dalë nga skema e vjedhjes. Berisha tha se qeveria ka blerë energji kur në fakt dihej që do të kishte shira të shumtë e rrebeshe. 

"Ju falenderojmë që keni ardhur të shihni situatën. Nuk ka bërë vaki të përmbytet për një orë, janë gjithë këta hektarë tokë, janë familjet në banesa të përmbytura, janë 250 familje të përmbytura. Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit, por situata është komplet kaotike. Kemi evakuuar disa familje që kanë pasur nevojë. E kam ndjekur me shumë shqetësim dhe shumë vëmendje këtë zhvillim dramatik, erdha të shpreh solidaritetin tim. Erdha të theksoj se absolutisht kjo është dëshmi e papaërgjegjshmërie të plotë të qeveritarëve që mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2 mijë metërkub në sekond nga Vau i Dejës. Të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë, tërësisht dhe plotësisht të parashikuara nga IGJEUM. Ua ka dërguar qeveritarëve që vjedhja ua ka bllokuar sytë e mendjen. Një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë dhe stacioni italkian që bëri parashikimin për përmbytje në Alpet e Veriut. Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, ndërkohë që blinin energji, bllokuan këto. E bëra thotë që të shtoja rezervat, po ku i pate sytë ti. Këta janë tërbuar. Tani që plasi skandali përpiqen të mashtrojnë dhe justifikohen. E vërteta është që nuk donin të ndërprisnin vjedhjen,"- tha Berisha. 

sali berisha shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll