Aktualitet

"700 shtëpi të bllokuara në Shalë"/ Banori bën apel: Jemi në dorë të zotit, të lirohet rruga për ambulancën, të çojmë të sëmurët në spital

Administratori i zonës, sipas banorit nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar familjet e kësaj zone, teksa thekson se ia ka çuar dëshmi me foto nga situata e rëndë në të cilën ndodhen si pasojë e përmbytjeve.

21 Nëntor 2022, 12:12 Nga a.l
"700 shtëpi të bllokuara në Shalë"/ Banori
Shkodër

SHKODËR- Një nga banorët e izoluar në zonën e Shalës në Shkodër bën apel për ndihmë që të zhbllokohen rrugët. Administratori i zonës, sipas banorit nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar familjet e kësaj zone, teksa thekson se ia ka çuar dëshmi me foto nga situata e rëndë në të cilën ndodhen si pasojë e përmbytjeve. Ai shprehet se janë aktualisht 700 familje të bllokuara në Shalë ndërsa, bën apel për ndihmë që të zbllokohen disa rrugë pasi u duhet të dërgojnë familjarët e sëmurë në spital. 

"Situata është shumë e keqe e paklaueshme. Njerëzit  janë bllokuar nga bregu i lumit, një fadromë të niset të paktën të pastrohen. Asnjë lloj tentative për të na ndihmuar, kemi vënë në dijeni administratorn dhe institucionet na detyuan të bëjmë këtë punë. Kemi nevojë për ndihmë, është e nevojshme të ndërhyhet sa më shpejt, ishalla nuk vdesin të tjerë. Syri i kaltër vaskat nuk i vjen ndërmend njeriu të vijë, është zonë e harruar. Energjia është tërë Shqipëia në katastrofë, kjo nuk është problem tani por të paktën të lirohet rruga për të ardhur ndonjë ambulancë që të cojmë ndonjë të sëmurë në spital. Emergjencat civile nuk i kemi kontaktuar akoma kemi vënë në dijeni administratorin e komunës Shalë i kemi çuar dhe foto. Janë 700 familje të bllokuara në zonën e Shalës janë 700 shtëpi. Me ju lut zotit me të n'a ndihmojë", tha banori i Shalës në Shkodër. 

Sipas një bilanci të ri të situatës në Shkodër, raportohet se në total janë 2405 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa janë 32 familje të evakuuara. Ka prezencë uji  në 590 banesa. Qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi./ Dosja.al

permbytet shqiperia ne

Sondazh

Poll