Aktualitet

Jeton me 3 fëmijë në kontejnerin e përmbytur, gruaja nga Durrësi shpërthen në lot: Emirjana Sako të mos tallet me mua, s'jetoj dot më

Ajo thotë se i kanë hequr bonusin e qirasë, është e sëmurë dhe nuk dëshiron të jetojë më në këto kushte. 

21 Nëntor 2022, 12:15 Nga F.M
Jeton me 3 fëmijë në kontejnerin e përmbytur, gruaja nga
Gruaja nga Durrësi

DURRËS- Familja Guci jeton prej vitesh në kontejnerë, por shirat e moti i ashpër e kanë bërë akoma më të mjerueshme për ta. Krryefamiljarja tregon për Syri TV duke qarë se jeton vetë e katërta në një kontejner që është totalisht i përmbytur nga shiu. Ajo i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të vërë dorën në zemër për të, ndërkohë që i kërkon kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako që të mos tallet me të. Ajo thotë se i kanë hequr bonusin e qirasë, është e sëmurë dhe nuk dëshiron të jetojë më në këto kushte. 

"Vajzën e çoj në shkollë me autobuz që të mos humbasë ditët, me hallet e mia. Këta po lozin me mua. Nuk e di çfarë loje po luhet me mua, nuk e di çfarë po ndodh. Unë çdo gjë e kam jashtë. Jemi në gjendje katastrofe, një dhomë e kuzhinë duam. Ajo kryetarja të mos tallet me mua, të mos luajë me jetën time. Nuk më mban zemra më. Nuk e duroj dot më këtë jetë të mallkuar. I lutem Edi Ramës të vërë dorën në zemër për mua. Kryebashkiakja më ka ardhur vetë këtu mua, dola DS2 në fillim, më pas dola DS5. Llafet e tepërta të lënë fukara. Unë jam vetë i katërt që jetoj një jetë mjeruar, aq sa shpirti im e di,"- tha gruaja mes lotësh. 

 

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll