Aktualitet

Mes tyre "Rolex", 14 ora të shtrenjta, florinj e celularë, kapet 42-vjeçari në Rinas, po fuste mallra kontrabandë

Sendet dyshohet të jenë të vjedhura pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

21 Nëntor 2022, 12:01 Nga F.M
Mes tyre "Rolex", 14 ora të shtrenjta, florinj e celularë,
Ora, florinj dhe celularë

TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Rinas pasi ka tentuar të fusë mallra kontrabandë në vendin tonë. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me dije se 42-vjeçari është kapur me  sende me vlerë, aksesorë floriri, si dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta. Sendet dyshohet të jenë të vjedhura pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

Njoftimi Rinas/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i tentativës për të kontrabanduar mallra në vendin tonë. Sekuestrohen sende me vlerë, aksesorë floriri, si dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta. Vihet në pranga 42-vjeçari, të cilit iu gjetën në automjet, sendet e kontrabanduara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, mbështetur nga inteligjenca informative, bazuar në analizën e riskut, si dhe në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë dhe me autoritetet doganore të PKK Rinas, kanë intensifikuar kontrollet për këtë qëllim.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje, bazuar në analizën e riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, bagazhet e shtetasit K. H.. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e rinasit

Sondazh

Poll