Aktualitet

"Shkodra e ndarë në demokratë e socialistë', banori i fshatit Kuç: Duam ndihmë, për 14 minuta 1 metër ujë në oborre

Ai u shpreh se në Shkodër ka ndarje në demokratë e socialistë ndërsa shtoi se kreu i Bashkisë Shkodër nuk ka shkuar t'i shohë.

21 Nëntor 2022, 11:53 Nga e.k
"Shkodra e ndarë në demokratë e socialistë',
Banori duke folur për mediat

SHKODËR- Situata në fshatin Kuç të Shkodër paraqitet e rëndë. Një banor i fshatit duke folur për mediat tha se uji vërshoi brenda 14 minutash në banesat e tyre duke shkuar në 1 metër. Banori tha se kërkon ndihmë teksa shprehet se askush nuk i ka lajmëruar paraprakisht në lidhje me situatën e rënduar. Ai u shpreh se në Shkodër ka ndarje në demokratë e socialistë ndërsa shtoi se kreu i Bashkisë Shkodër nuk ka shkuar t'i shohë.

“Dje në orën 10:00 të mëngjesit isha duke punuar në një dyqan. Në sekonda erdhi ujë…pa na njoftuar askush. Për 14 minuta kemi pasur 1 metër ujë në oborre. Askush nuk na ka njoftuar. Të gjithë shokët e fshatit Kuç kemi vijuar për të shpëtuar gjërat. Kërkojmë ndihmë. E tillë përmbytje, ishte dhe në 2010-2011. Në Shkodër ndahen, demokratë dhe socialistë. Por unë kërkoj ndihmë. Kjo rrugë është e vështirë që të bëhet. Kryetari i Bashkisë nuk i është afruar fare zonës sonë. Ne duam ndihmë”, tha banori.

shqiperia permbytet 2022 shkoder

Sondazh

Poll