Aktualitet

"Punojmë për copën e bukës"/ Përlotet gruaja në zonën e ish-Kënetës në Durrës: Jemi në qiell të hapur, fëmijët i çova duke qarë në shkollë

Ajo shprehet se nuk ka mundësi për t'a përmballuar situatën e rëndë, pasi ka edhe fëmijët që duhet të kujdeset.

21 Nëntor 2022, 11:51 Nga a.l
"Punojmë për copën e bukës"/ Përlotet gruaja
Banorja në Durrës

DURRËS- Dhjetëra banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës janë përmbytur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që nisën prej ditës së djeshme pothuajse në gjithë qarqet e vendit. Një banore e kësaj zone flet e përlotur se nuk ka shpresë që situata të zgjidhet dhe të rikthehet në banesën e saj. Ajo shprehet se nuk ka mundësi për t'a përmballuar situatën e rëndë, pasi ka edhe fëmijët që duhet të kujdeset.

"Para dy vitesh ka ndodhur kjo situatë, shtëpia më është përmbytur. Orendive i ka hyrë uji. Askush nga shteti nuk ka ardhur deri tani. Kemi kërkuar ndihmë, kemi shkuar në bashki por nuk do t’ia dijë askush. Uji vjen nga kanalet. Ne përmbytemi vit për vit. Ne nuk kemi të bëjmë shtëpi të re. Ne po punojmë për copën e bukës. Ne jemi të mbaruar. Nuk kam mundësi më, ose të dal në rrugë të madhe. Është shumë e rëndë për mua edhe si prind dhe fëmijën që e kam çuar në shkollë me lot e kam çuar, nuk shtyhet. Jemi në qiell të hapur, u shpreh gruaj me lot në sy", tha gruaja. 

Ndërsa një tjetër banor tha: “Në orën një të natës pati vërshim të ujit. Deri më tani nuk ka ardhur askush. Disa herë jemi përmbytur”./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll