Aktualitet

"Në mesjavë nis minidimri", sinoptikania për motin e keq: Situata do të jetë e rënduar, Veriu më i prekur

Porja paralajmëroi se në mesjavë do të nisë dhe 'minidimri' ku do të regjistrohen temperatura të ulëta të cilat do të arrijnë në vlera negative në zonat malore.

21 Nëntor 2022, 11:49 Nga e.k
"Në mesjavë nis minidimri", sinoptikania për motin e
Lajda Porja

SHKODËR- Situata e rënduar për shkak të reshjeve të shumta të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këtë e bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja, e cila tha se zona më e prekur do të jetë veriu i vendit. Porja paralajmëroi se në mesjavë do të nisë dhe 'minidimri' ku do të regjistrohen temperatura të ulëta të cilat do të arrijnë në vlera negative në zonat malore.

Ajo tha se reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje edhe në zonat jugore të vendit, më të prekurat deri më tani janë Vlora, Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti. Porja tha se në pas të enjtes nuk priten reshje për disa ditë me radhë, ndërkohë do të ketë rënie të temperaturave që nga mesi i javës.

“Fatkeqësisht nuk është se vij me lajme të mira, aq më tepër për Shkodrën. Do të kemi disa orë për të marrë frymë, sonte gjatë natës në zonat veriore do ketë ndërprerje të reshjeve dhe do s’postohen në jug, por duke filluar nga mëngjesi i ditës së nesërme, në orën 08:00, do ketë zhvillim të dy vranësirave, dhe do jetë më e goditur Shkodra duke marrë reshje që nga e marta deri në orët e paradites së të mërkurës. Nuk mund të them se do merret e njëjta sasi që është marrë deri tani, por nga 80-100 ml. Kjo situatë është e monitoruar, zonat jugore kanë përkeqësim, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë Përmeti. Në orët e vona të së mërkurës do të ketë ndërprerje, por mëngjesi i së enjtes do raportojë akoma dhe më shumë probleme. Është një situatë pak kritike sepse kjo vranësirë do gjenerojë reshje po në zonat veriore. Në jug të vendit do të kemi raportime, por nuk do jetë aq alarmante krahasuar me Shkodrën, Lezhën, Krujën, Durrësin apo Tiranën. Pas të enjtes nuk priten reshje për disa ditë me radhë, ndërkohë do të ketë rënie të temperaturave që nga mesi i javës. Pritet që të kalojnë në vlera negative një pjesë e mirë e zonave malore”, u shpreh ajo.

permbytet shqiperia 2022 lajda porja

Sondazh

Poll