Politike

Përmbytjet në Shkodër, Balla: Thirrje parazitëve mos përdorin këto raste për dizinformim

Balla i quajti "parazitë" ata që nuk shpresin solidaritet por dizinformojnë në lidhje me situatën hidrike.

21 Nëntor 2022, 11:25 Nga f.g
Përmbytjet në Shkodër, Balla: Thirrje parazitëve mos
Taulant Balla, kryetar i grupit

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla deklaroi sot se media dhe Partia Demokratike, duke veçuar "Foltoren" po përdorin situatën me reshjet në vend për të bërë dizinformim. Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se situata me reshjet është duke u menaxhuar nga autoritetet dhe të gjithë janë në krye të detyrës. 

Balla i quajti "parazitë" ata që nuk shpresin solidaritet por dizinformojnë në lidhje me situatën hidrike.

Balla: I bëjmë thirrje parazitëve që mundohen të përdorin raste të tilla jo duke shprehur solidaritet por duke dizinformuar. Gjatë ditë së djeshme ka pasur një dizinformim që ka ardhur dhe nga opozita, nga PD dhe foltorja e saj por për fat të keq edhe nga ndonjë media e caktuar. Shpreh keqardhje të madhe që dezinformimin që sjell opozita e amplifikon edhe ndonjë televizion i caktuar lidhur me situatën hidrike dhe rezervat hidrike në bazenet tona ujëmbledhëse me qëllim prodhimin e energjisë elektrike. E gjithë Shqipëria e ka parë se niveli i reshjeve ka qenë në një nivel të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar prurje në nivelin mbi 4000 m2/ sek, në bazenet e Komanit dhe Vaut të Dejës me 3500, duke e bërë të pamundur që kapaciteti i tyre ujëmbledhës të mbajë të gjithë prurjet dhe për të ruajtur sigurinë jetën e njerëzve. Janë bërë derdhje të kontrolluara, por e vërteta është se gjithçka deri tani është në nivelet e sigurisë. Reshjet do të vazhdojnë. Të gjitha forcat janë në terren. Shqipëria ka sot një nivel të mirë të prodhimit të energjisë elektrike, por sigurisht duhet ruajtur energji edhe për ditët në vijim.

Deklarata e Ballës është e unifikuar me atë të kryeministrit Edi Rama që i ktheu përgjigje më herët PD në lidhje me importin e energjisë. PD, Eno Bozdo deklaroi dje në emër të PD se qeveria i ka shkaktuar një dëm prej 3 milionë euro shtetit shqiptar pasi ka blerë energji, në kohën kur nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë. PD thotë se qeveria vendosi të blejë energji edhe spe e dinte se shiu do të vinte. /Dosja.al

taulant balla shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll