Aktualitet

PAMJE DRAMATIKE nga Shkodra, fshati Kuç nën 'pushtetin' e ujit, rrugët kalohen vetëm me varka dhe zetorë

Uji ka mbërritur deri në 1 metër në disa shtëpi ndërsa banorët janë evakuuar nga forcat e ushtrisë të cilët janë në zonë.

21 Nëntor 2022, 11:32 Nga e.k
PAMJE DRAMATIKE nga Shkodra, fshati Kuç nën 'pushtetin' e
Pamje nga përmbytjet

SHKODËR- Pamje dramatike vijnë nga fshati Kuç i Shkodrës, i cili prej disa orësh ndodhet nën 'pushtetin' e ujit. Uji ka mbërritur deri në 1 metër në disa shtëpi ndërsa banorët janë evakuuar nga forcat e ushtrisë të cilët janë në zonë.


Banorët shprehet të shqetësuar për gjithçka që kanë lënë pas. Rreth 170 familje shtëpitë e të cilave janë nën 'pushtetin' e ujit janë evakuuar. 


Siç shihet edhe në videot e siguruara nga Dosja.al rrugët e fshatit janë kthyer në përrenj që mund të kalohen vetëm me varke dhe zetorë të mëdhenj. Një zonjë shtëpia e së cilës është nën ujë shihet e dëshpëruar duke kaluar ujin në këmbë. Një banor i zonës që ka një zetor të madh po ndihmon familjet që janë të ngujuar në katet e dyta të banesave dhe po u dërgon ushqime dhe veshëmbathje.

shqiperia permbytet 2022 shkoder

Sondazh

Poll