Politike

Protesta e Berishës/ Balla: Po lufton mos ta shpallë non-grata BE, është i papranueshëm dhe për familjen e tij

Balla tha se pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, BE-ja do të marrë masa për të korruptuarit dhe se sipas tij, kreu i PD-së është një prej atyre që pritet të sanksionohet. 

21 Nëntor 2022, 11:31 Nga F.M
Protesta e Berishës/ Balla: Po lufton mos ta shpallë non-grata BE,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se qëllimi i kryedemokratit Sali Berisha për protestën e 6 dhjetorit është që të mos shpallet non-grata edhe nga Bashkimi Evropian. Në një dalje për mediat, Balla tha se pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, BE-ja do të marrë masa për të korruptuarit dhe se sipas tij, kreu i PD-së është një prej atyre që pritet të sanksionohet. 

"Unë ua kam thënë, pas shpalljes nga Shtetet e Bashkuara “non grata”, pas Britanisë së Madhe, pas fillimit të procedurave për të aplikuar të njëjtin qëndrim nga Bashkimi Evropian. Kujtoj këtu, fjalën e presidentes Ursula von Der Leyen, në maj të këtij viti dhe në shtator në Parlamentin Evropian, që Komisioni po studion mundësinë e përafrimit të këtyre mekanizmave, të shpalljes “non grata” të personave të cilët minojnë demorkacitë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe besoj që Sali Berisha është një prej atyre personave, të cilët hyjnë në juridiksionin e këtyre mekanizmave. Mos u habisni por protesta nuk është kundër qeverisë, por për hallin e vet. Berisha është i papranueshëm edhe për familjen e tij,"- tha Balla. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll