Aktualitet

FOTO-LAJM/ Rrezikojnë jetën, prindërit në Lezhë çajnë mes për mes ujin me fëmijët në kurriz

Banorët shihen teksa kalojnë ujin për të transportuar në krahë fëmijët e tyre në rrugët e përmbytura nga uji.

21 Nëntor 2022, 11:30 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Rrezikojnë jetën, prindërit në Lezhë
Banorët në Lezhë

LEZHË- Prindër duke çarë ujin mes për mes me fëmijët në kurriz, këto janë pamjet që vijnë nga fshati Gjadër në Lezhë, aty ku dalja e lumit nga shtrati vërshoi drejt banesave dhe bllokoi rrugët. Banorët shihen teksa kalojnë ujin për të transportuar në krahë fëmijët e tyre në rrugët e përmbytura nga uji.

Lezha ka qenë një nga zonat më të prekura nga moti i keq. 15 banesa janë përmbytur në fshatin Gjadër, 5 banesa në Zojs dhe 3 në Kakarriq. Ndërkohë, nën ujë janë sipërfaqe të mëdha toke në Mabe, Piraj, Gjadër dhe Torovicë. Ura në fshatin Zojsit është e pakalueshme. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati dhe vërshon në zonën e banuar. Është bllokuar rruga Gjadër-Zojz dhe shumë banesa janë rrethuar nga uji./ Dosja.al

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll