Aktualitet

Banorja e Dajçit flet nën 50 cm ujë: Shteti duhet të marrë masa

Niveli i ujit në Shkodër, pikërisht në fshatin Dajç, ka shkuar 50 cm, duke bërë që e vetmja mënyrë që banorët të kalojnë është nëpërmjet varkave.

21 Nëntor 2022, 11:19 Nga I.A
Banorja e Dajçit flet nën 50 cm ujë: Shteti duhet të
Banorja

SHKODËR- Përmbytjet nga uji në fshatin Dajç të Shkodrës kanë izoluar të gjithë banorët. Niveli i ujit në Shkodër, pikërisht në fshatin Dajç, ka shkuar 50 cm, duke bërë që e vetmja mënyrë që banorët të kalojnë është nëpërmjet varkave. Kjo pasi edhe me çizme nuk arrijnë që të dalin dot nga banesat. 

Një banore nga fshati Dajç është shprehur se shteti duhet që të mbaj përgjegjesi.

"Sa bie shi këtu kështu bëhet. Këto janë punët e Zotit, por edhe shteti duhet të mbaj përgjegjësi. Duhet të marrë masa para se të bjeri shi, se po ra shi ske ça ti bësh," tha një banore nga Dajçi për Report Tv.

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll