Aktualitet

Balla: Berisha mos të dalë më 6 dhjetor, ka 364 ditë të tjera për protestë

Balla tha se protesta, ditën kur vijnë liderët e Bashkimit Evropian tregon se Berisha e ka 'hallin' shumë të madh, saqë arrin të thyejë edhe kodin e mikpritjes së shqiptarëve. 

21 Nëntor 2022, 11:10 Nga F.M
Balla: Berisha mos të dalë më 6 dhjetor, ka 364 ditë të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mund të protestojë në çdo ditë të vitit, por jo më 6 dhjetor. Në një dalje për mediat, Balla tha se protesta, ditën kur vijnë liderët e Bashkimit Evropian tregon se Berisha e ka 'hallin' shumë të madh, saqë arrin të thyejë edhe kodin e mikpritjes së shqiptarëve. 

"Reshjet e shumta e kanë bërë të pamundur që kapacitetet të mbajnë ujin e mbledhur. Të gjitha forcat do të jenë në terren. Orët në vijim e ditët në vijim do të jenë vendimtare. Halli i Saliut është aq i madh saqë një ditë mikpritje për shqiptarët,një gjë që nuk ka ndodhur kurrë, thirret një miting kundër Bashkimit Evropian. Viti ka 365 ditë, një ditë si 6 dhjetori nuk bëhet....Shqiptari nuk e ka për zakon që ta presë mikun me protesta, por siç duhet. Siç është pritur George Bushi, ka plot ditë të tjera, 7, 5, 4, kurdo. Ju e di, ky është një turp që i takon vetëm një personi, non-grata nga SHBA-të e Britanisë së Madhe. Kujtoj fjalën e Ursula Von der Leyen, KE po studion mundësinë e afrimit të Shqipërisë me integrimin dhe ndëshkimin e atyre që janë të korruptuar. Dhe siç kuptohet, Berisha është një nga këta persona,"- tha Balla. 

taulant balla

Sondazh

Poll