Akuzat e PD për importin e energjisë, Rama sulmon mediat: Përmbytje me dizinformim, KESH importoi për të mos rrezikuar rezervat
Kryeministri deklaron se prurjet në dy liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë të papërballueshme dhe thotë se prurjet po grumbullohen në Fierzë.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka quajtur llum dhe prurje shpifjesh deklaratat e opozitës se edhe pse vendi është nën ujë, qeveria vazhdon të importojë energji nga jashtë. Në një publikim në rrjetet sociale, ku shpjegon me detaje rezervat energjitike, Rama thotë se situata është drejt përmirësimit. Rama thotë se deri më 19 nëntor, qeveria ka marrë energji nga jashtë, në një moment thotë ai ku vendi rrezikonte të ngelej pa energji duke justifikuar vendimin për të importuar nga jashtë energji. Kryeministri deklaron se prurjet në dy liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë të papërballueshme dhe thotë se prurjet po grumbullohen në Fierzë.
POSTIMI I PLOTë I RAMËS:
NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit). Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme. Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë. E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji. Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë.
Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave. Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme. Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.
Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 Më. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.
Reagimi i kryeministrit vjen një ditë pas deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike. Eno Bozdo deklaroi dje në emër të PD se qeveria i ka shkaktuar një dëm prej 3 milionë euro shtetit shqiptar pasi ka blerë energji, në kohën kur nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë. PD thotë se qeveria vendosi të blejë energji edhe spe e dinte se shiu do të vinte. /Dosja.al
Sondazh
Publikohen FOTOT/ Këta janë babë e bir që humbën jetën në Shkodër, viktimat e para nga moti i keq
Pjetër Rushaj dhe Jason SHKODËR- Personat që po shikoni në foto janë Pjetër Rushaj, 50 vjeç dhe djali i tij, Jason, ve...
Moti i keq në vend, Berisha niset drejt Shkodrës pas gjendjes alarmante
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt Shkodrës. Me anë të një njo...
Balluku shkon në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Kemi pasur menaxhim, ndryshe përmbytjet do ishin masive
Belinda Balluku VAU I DEJËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zëvendëskryeministrja, Belinda Ball...
VIDEO/ Deda 'shpalos' programin me humor: Veliaj do bëjë pushime me lekët e mamit më 15 maj, pedofili politik!
Julian Deda TIRANË- Kandidati i Primareve për Tiranën, aktori Julian Deda e ka shpalosur me humor programin e tij për Bashkinë Tir...
VD/ Alimehmeti shpalos programin: Rama ik! Na hoqe dritat, por më 14 maj marrim fitoren (Shkëputet energjia teksa flet)
Dritat TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpalosur programin e tij për Bashkinë Tiranë. Në fjalën e tij, Alimehmeti tha me bin...
Fotoja nga Tirana e përmbytur, Rama-Berishës: Sali, është e vitit 2013, sot aty ka një kullë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjijur kryedemokratit Sali Berisha i cili ka poublikuar një foto ku Tirana shihe...
VD/ Moti i keq në Shqipëri, Rama bën reagimin e parë: 100 efektivë nisen drejt Shkodrës, në gatishmëri gjatë natës
Efektive TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas një dite me mot të keq, përmbytje e reshje të de...
Bogdani shpalos programin për Tiranën: Qytetari do të jetë i pari në listë për mua!
Gert Bogdani TIRANË- Gert Bogdani, kandidati i Primareve të Partisë Demokratike për Tiranën ka shpalosur programin e tij për ...
"Kryeqyteti evropian i rinisë"/ Berisha reagon për përmbytjet në Tiranë: Lal betoni është fshehur
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për përmbytjet në Tiranë, si pasojë e reshj...
"TURP"/ Berisha poston videon: Shkodra po përmbytet, qeveria bën sehir
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me përmbytjet në vend, si pasojë e reshjev...