Aktualitet

Moti i keq prek dhe Tiranën/ Përmbyten banesat tek Siri Kodra, kërkohet ndihma e zjarrfikëses

Për shkak të bllokimit të kanalizimeve, banesat janë mbuluar nga uji. Për këtë arsye banorët janë detyruar të njoftojnë zjarrfikësen.

21 Nëntor 2022, 11:01 Nga a.l
Moti i keq prek dhe Tiranën/ Përmbyten banesat tek Siri Kodra,
Siri Kodra

TIRANË- Ndonëse ishte një nga vendet më pak të prekura nga reshjet e shiut ditën e djeshme, zona e Siri Kodrës në kryeqytet pësoi disa banesa të përmbytura. Për shkak të bllokimit të kanalizimeve, banesat janë mbuluar nga uji. Për këtë arsye banorët janë detyruar të njoftojnë zjarrfikësen.

Siç edhe mund të shihet edhe nga pamjet, niveli i ujit brenda këtyre shtëpive ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake, ku kushtet për të kryer aktivitetet jetësore duket se është e vështirë.  Në Durrës, ka prani uji në disa akse të qytetit. Janë pezulluar lundrimet në Shëngjin, Durrës dhe Vlorë. Aktualisht, Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri kanë probleme me energjinë elektrike./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll