Aktualitet

Verifikimi i kandidatëve, ja kush janë tre anëtarët që vazhdojnë garën për kreun e SPAK! KLP u jep 'dritën jeshile'

Xholi, Dumani dhe Kondili do të jenë në garë me njëri-tjetrin për një mandat tre vjeçar në SPAK. Kreu i Strukturës ë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zgjidhet me votat e 11 anëtërëve të KLP-së.

21 Nëntor 2022, 11:05 Nga F.M e.k
Verifikimi i kandidatëve, ja kush janë tre anëtarët që
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar ditën e sotme tre kandidatët që kanë kandiduar për një madat në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsisonit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin për mediat KLP bën me dije se të tre kandidatët, Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë.

Xholi, Dumani dhe Kondili do të jenë në garë me njëri-tjetrin për një mandat tre vjeçar në SPAK. Kreu i Strukturës ë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zgjidhet me votat e 11 anëtërëve të KLP-së. votimi do të mbahet më datë 19 dhjetor, ditë që përfundon dhe mandati tre vjeçar i Arben Krajës. Dumani dhe Kandili përjettojnë 'ethet' e garës për herë të dytë pasi edhe dy vite më parë ishin kandidatë për drejtimin e Strukturës. Ndërsa Xholi kandidon për herë të parë, ai vjen nga një eskperiencë e gjatë si drejtues në ish-P[rikurorinë e Krimeve të Rënda.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas nenit 148/dh, pika 3, të Kushtetutës, emërohet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreu të SPAK-ut është 3 vjet dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite.

spak edvin kandili adnan xholi altin dumani

Sondazh

Poll