Aktualitet

'Kur vjen puna te votat vijnë derë më derë'/ Banorët flasin pas përmbytjeve në Durrës: Fjetëm në ujë me fëmijën 4 vjeç

Ata shprehen se edhe këtë vit u është dashur të flejnë mbi ujë pasi çdo gjë në shtëpi ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa shtojnë se nuk është interesuar askush.

21 Nëntor 2022, 10:42 Nga a.l
'Kur vjen puna te votat vijnë derë më derë'/
foto ilustruese

DURRËS- Banorët e prekur nga përmbytjet në Durrës shprehen se ky nuk është viti i parë që ata zgjohen nën ujë në banesat e tyre, pasi rasti është përsëritur për 4 vite radhazi. Shkak sipas tyre i përmbytjeve masive në disa zona të qytetit janë kanalizimet të cilat bllokohen, nuk pastrohen e për pasojë reshjet e shiut krijojnë prurje të cilat përfundojnë në shtëpitë e tyre. Ata shprehen se edhe këtë vit u është dashur të flejnë mbi ujë pasi çdo gjë në shtëpi ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa shtojnë se nuk është interesuar askush. Sipas tyre, interesi nga ana e shtetit shfaqet vetëm kur bëhet fjalë për vota. 

Shtëpia është përmbytur, është deri te cizmet. Të gjitha mobiljet jashtë përdorimit. Viti i 4 që hyn uji brenda në shtëpi dhe shteti nuk ve dorën. Nuk dimë cfarë të bëjmë”– tha një banore.

“Është hera e tretë që përmbytemi, e njëjta histori, kemi fjetur në ujë, kemi ndenjur në ujë, kam fëmijën 4 vjeç, e kam alergjik ndaj lagështirës. Durrësi mbytet sa herë bie një vesë shiu. Nuk ka ardhur askush të interesohet, edhe kur ra tërmeti. Askush, kur vjen puna te votat vijnë derë më derë”- tha një tjetër banore.

Reth 10 familje të lagjes 18 në Durrës janë zgjuar këtë të hënë të përmbytur nga reshjet e vazhdueshme të shiut. Niveli i ujit i kalon 20 cm dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në banesat e tyre./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll