Aktualitet

FOTO/ U vra nga ish-bashkëshorti, kjo është shqiptarja e ekzekutuar në Itali

Pas një përleshjeje me çiftin, ai, gjithashtu shqiptar, qëlloi mbi të dy dhe i la të vdekur.

21 Nëntor 2022, 10:30 Nga F.M
FOTO/ U vra nga ish-bashkëshorti, kjo është shqiptarja e
Vera Myrtaj

ITALI- Gruaja që po shikoni në foto është Vera Myrtaj (Mynevere Karabollaj), 38-vjeçarja që u vra nga ish-partneri i saj në Itali. Shqiptarja ishte në shtëpi bashkë me partnerin e saj të ri në momentin që ish-bashkëshorti i shfaq me armë zjarri në dorë. Pas një përleshjeje me çiftin, ai, gjithashtu shqiptar, qëlloi mbi të dy dhe i la të vdekur.

Më pas u largua me ndihmën e makinës së tij. Alarmin e ka dhënë vajza e 38-vjeçares, e cila ka lajmëruar e frikësuar autoritetet dhe i ka sinjalizuar se nuk kishte komunikuar me nënën e saj që prej pasdites së djeshme. 

vritet cifti shqiptar ne itali vera myrtaj

Sondazh

Poll