Aktualitet

Përdhunoi vajzën e shokut, Gjykata lë në burg Astrit Terollin! Procedohet edhe babai i vajzës

Por kjo nuk i ka bindur togat e zeza pasi dhe në akt-ekspertizë bëhet me dije 12-vjeçarja është dhunuar. Denoncimin në Polici e ka bërë vajza bashkë me familjarët e saj.

21 Nëntor 2022, 10:14 Nga e.k
Përdhunoi vajzën e shokut, Gjykata lë në burg Astrit
Astrit Terolli

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën 'arrest me burg' Astrit Terollin, 55-vjeçarin që përdhunoi vajzën 12-vjeçare të mikut të tij. Ky vendim do të jetë deri në përfundim të hetimeve ku do të jeopët edhe vendimi përfundimtar ndaj Terollit.

Mësohet se Terolli e ka mohuiar akuzën e ngritur ndaj tij. Vajza kishte shkuar të qëndronte tek shtëpia e Terollit pasi një nga fëmijët e kësaj familjeje ndodhet në spital në koma. Por kjo nuk i ka bindur togat e zeza pasi dhe në akt-ekspertizë bëhet me dije 12-vjeçarja është dhunuar. Denoncimin në Polici e ka bërë vajza bashkë me familjarët e saj. Gjithashtu edhe babai i vajzës po procedohet në gjendje të lirë. Pasi ka mësuar për ngjarjen ai është larguar nga banesa, e ka shkuar ka gjetur 55-vjeçarin e më pas e ka goditur dhe dhunuar atë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë te familja e të miturës, me babain e të cilës ishte shokë. Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm e mitura ai ka hyrë dhe ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas është larguar nga banesa. Kur prindërit e të miturës kanë shkuar në shtëpi ajo u ka treguar çdo gjë që ndodhi dhe së bashku kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici. Pedofili 55-vjeçar tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg.

perdhunohet e mitura ne tirane astrit terolli

Sondazh

Poll