Aktualitet

Moti i keq "paralizon" Shkodrën/ Banorët gjejnë zgjidhje te varkat, makina e ushtrisë dërgohet për ndihmë por ngec në ujë (VIDEO)

Një nga makinat e ushtrisë ka ngecur në ujë, ndërsa forcat e ushtrisë përdorin varka.

21 Nëntor 2022, 10:01 Nga a.l
Moti i keq "paralizon" Shkodrën/ Banorët gjejnë
Qytetarët në Shkodër

SHKODËR- Me varka dhe lopata këto janë pamjet që vijnë nga Shkodra, ku banesat ndodhen ende nën ujë dhe kanë dalë jashtë funskionit pasi edhe energjia elektrike mungon. Mësohet se për të mobilizuar familjet që ndodhen ende në këto banesa, kanë zbarkuar emergjencat civile dhe ushtria, megjithatë duket se edhe këta të fundit e kanë të vështirë qarkullimin në këto zona, pasi niveli i ujit është shumë i lartë. Një nga makinat e ushtrisë ka ngecur në ujë, ndërsa forcat e ushtrisë përdorin varka.

Moti i keq "paralizon" Shkodrën/ Banorët gjejnë
ushtria

Qarqet në veri të vendit janë prekur më shumë nga reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar përmbytje masive por edhe dëme kolosale kjo për shkak edhe të daljes së lumenjve nga shtrati. Situata paraqitet më problematike kryesisht në zonën e Shkodrës. Në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll