Aktualitet

Elbasani veçohet nga qarqet e tjera/ Reshje shiu që nga dita e djeshme, asnjë problematikë

Akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura, ndërsa në disa akse të tjera rrugore ka patur prani të inerteve të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. 

21 Nëntor 2022, 09:51 Nga a.l
Elbasani veçohet nga qarqet e tjera/ Reshje shiu që nga dita e
Elbasan

ELBASAN- Në qarkun e Elbasani ndryshe nga zonat e tjera të vendit ku reshjet e dendura të shiut vijojnë të jenë prezente, nuk ka patur problematika. Sipas institucioneve vendore atje, ditën e djeshme kanë rënë 30 mm shi dhe në orët e para të mengjesit të sotëm ka pasur 13 mm shi. Akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura, ndërsa në disa akse të tjera ka patur prani të inerteve të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. 

Njoftimi i Emergjencave Civile:

Prani inertesh në sasi të vogël në aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Në një nivel jo shumë të lartë janë prurjet në përrenjtë e qarkut dhe lumin Shkumbin e Devoll.

Furnizimi me energji elektrike është i plotë me përjashtim të 2 fidrave në bashkinë Belsh, 1 fidri në njësinë administrative Tregan të bashkisë Elbasan dhe 1 fidër në Klos të bashkisë së Cërrikut.

Strukturat e emergjencave civile të bashkive janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Qarqet në veri të vendit janë prekur më shumë nga reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar përmbytje masive por edhe dëme kolosale kjo për shkak edhe të daljes së lumenjve nga shtrati. Situata paraqitet më problematike kryesisht në zonën e Shkodrës. Në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll