Aktualitet

Në Vermosh e Theth dëborë, ARRSH: Po punohet për pastrimin e rrugëve

Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, e cila ka bllokuar këtë rrugë.

21 Nëntor 2022, 09:38 Nga I.A
Në Vermosh e Theth dëborë, ARRSH: Po punohet për pastrimin e
Bora

SHKODËR- Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje mjeteve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të motit të keq. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, e cila ka bllokuar këtë rrugë.

Njoftimi i ARRSH-s:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin. Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll