Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti te Arena Karting Albania, arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 39-vjeçarin

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë garave me mjete sportive ku 40-vjeçari me iniciale F.A është përplasur me mjetin e 39-vjeçarit me iniciale A.M.

21 Nëntor 2022, 08:44 Nga I.A
EMRAT/ Aksidenti te Arena Karting Albania, arrestohet shoferi që
Policia

DURRËS- 40-vjeçari Florian Asllani që aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar me emrin Armando Meça te Arena Karting Albania në Shijak është arrestuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë garave me mjete sportive ku Asllani është përplasur me mjetin e Meçës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari.

Njoftimi policisë:

Shijak/Durrës Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

arena karting albania aksident te arena karting albania 3 armando meça florian asllani

Sondazh

Poll